Lajme

Serwer: Serbia mund të paditet për krime në Kosovë

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serwer thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Uashingtonit.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katër-vjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.