Serbia votoi pro pezullimit nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ndaj Rusisë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 93 vota për ka miratuar pezullimin e Rusisë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në New York.
Vendimi pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC





Në mesin e shteteve që votuan pro suspendimit, çuditërisht ishte edhe Serbia që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiq, transmeton Indeksonline
Kujtojmë se kundër votuan 24 shtete ndërsa abstenuan 58.
