Të fundit

Serbia do të ulë masat gradualisht nga fillimi i muajit maj

Në ditë në vijim, numri i të infektuarve duhet të ulet gradualisht në Serbi, dhe ne mund të presim relaksim të masave nga fillimi i majit, thotë epidemiologu prof. Zoran Radovanoviç.

Dy ditët e kaluara ka pasë një rritje të numrit të personave të infektuar, që është rezultat i një numri më të madh të atyre që testohen. Sipas epidemiologut Radovanoviç, ne ende mbajmë një kurbë të rrafshuar, e cila përgjithësisht zgjat deri në njëzet ditë para se të fillojë të bjerë.

Ai tha se në gjysmën e dytë të muajit prill, numri i pacientëve të rinj pritet të bjerë ngadalë, me testime më intensive.

– Duhet të ketë një rënie të konsiderueshme deri në ditën e Shën Gjergjit. Atëherë ata gradualisht mund të lehtësonin masat. Tashmë është bërë e ditur se pensionistët herë pas here mund të dalin nga shtëpia. Pra, relaksimi i këtyre masave ngadalë do të zbuten – tha profesori.