Lajme

Serbët nisin të mblidhen për festën e “Vidovdanit”

Me rastin e festës së “Vidovdanit”, serbët kanë fillluar të mblidhen në Manastirin e Graçanicës, përcjell teve1.info

Për shkak të situatës së sigurisë, peshkopi serb Teodosije Shibaliq ka marrë vendim që ceremonia e manifestimit të “Vidovdanit” të mos mbahet te monumenti që është afër Prishtinës, por në Manastirin e Graçanicës.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohen disa rrugë.

Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit”, thuhet në njoftim.

PK-ja po ashtu ka bërë të ditur se do të ndërmirren masat e nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

“Vidovdani” është një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në Betejën e Kosovës kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane, në vitin 1389.