Sekretari i Aleancës për Shqiptarët: BDI-ja kancer i shoqërisë, meriton të shkojë në opozitë
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar sot se me formimin e shumicës së re parlamentare që do ti hapte rrugën edhe formimit të qeverisë së re, BDI duhet të shkojë në opozitë. Sipas tij kjo parti është kanceri i shoqërisë dhe se me shkuarjen e saj në opozitë, tek shqiptarët do të lind një shpresë e re, transmeton Alsat.

Mendoj se definitivisht BDi-ja duhet të jetë në opozitë, pas dy tre javësh ma merr mendja. Numrat të cilat i kemi shumicën e partive politike të cilat tash janë edhe pjesë e qeverisë, kanë interes për të formuar një shumicë të re, sidomos pa prezencën e BDI-së, sepse mendoj se BDI-ja është kanceri i shoqërisë dhe me shkuarjen e BDI-së në opozitë lind një shpresë sidomos te shqiptarët”, deklaroi Arben Travari./Alsat.mk