Të fundit

Salihu: Presheva në Top listën e të vaksinuarve në Serbi

Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë për herë të parë në vizitë ka qenë prof dr Branislav Tiodoroviq, antar i shtabit të krizave në Qeverinë e Serbisë për tu njoftuar nga afër me punën e Covid ambulancës dhe Vaksinimin antiCovid.

Presheva konfirmohet si njëri ndër qytetet që ka vaksinuar më së shumti në Serbi në bazë të moshës, grupeve të rrezikuara si dhe numrit të popullsisë.

Në këtë takim u morën këshilla nga epidemiolog për rëndësinë e vaksinimit kundër Covid-19, e cila mbetet si arma më e fortë për zbutjen e situatës deri në zhdukjen e kësaj pandemie.