LajmeTë fundit

Salihu ironizon me liderët politik të Luginës

Kryetari i Kuvendit komunal të komunës së Preshevës Sami Salihu, pas publikimit të disa sondazheve të Exit-Poll-ave të mediumeve kosovare, të cilat fituese të këtyre zgjedhjeve e kanë nxjerrur Lëvizjen Vetvendosje, nuk mundi t’i rezistojë euforisë duke ‘ironizuar’ me Liderët e Luginës.Salihu përmes një statusi në llogarinë e tij publikoi një fotografi, ku shifen nga njëra anë Liderët e subjekteve poltike të Luginës, ndërsa në anën tjeter Salihu i vetëm krahpërkrah me liderin e VV-së z.Kurtin, në një nga tubimet që ka mbajtur Vetvendosje.