Sadriu refuzon kërkesën për hapjen e fushatës në Shtëpinë e Kulturës, reagon PDSH
Partia Demokratike Shqiptare në faqen zyrtare ka reaguar pas refuzimit të kërkesës për mbajtjen e hapjes së fushatëd në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës nga u.d drejtori Kujtim Sadriu, përcjell Ministria e Lajmeve
Më posht mund ta lexoni reagimin e plotë të PDSH-së:
Reagim
Të nderuar qytetarë, jemi në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e KNSH-së në Luginë të Preshevës!
Data 03.11.2022 është parapa hapja e fushatës së Partisë Demokratike Shqiptare në ambientet e Shtëpisë së Kulturës,në ish-amfiteatrin e RTVP-së!
Shtabi zgjedhorë kërkoi nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës për lejimin e hapsirave publike për hapjen e fushatës, mirëpo edhe pse hasëm në mirëkuptim të drejtorit, me urdhër të partisë-pushtet një gjë e tillë nuk na u lejua!
Në një kohë krize që gjindemi shqiptarët e këtyre trevave, ndalimi i shfrytëzimit të këtyre hapsirave publike nga ana e kryetarit të komunës është një shkelje flagrante e të drejtave tona, në këtë rast të partisë sonë.
Dihen kohërat e kaluara kur ndalohej çdo aktivitet i partive shqiptare, por nga pushteti qëndror serb,e jo nga një kryetar komune që thirret për të mirën e shqiptarëve.
Hapsirat mund të na i ndaloni, por vullnetin e popullit për të na përkrahur nuk ka forcë që e ndalon!
Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare!