Të fundit

Rreth 300 pako cigare konfiskohen në vendkalimin kufitarë në Horgosh, ndalohet shoferi nga Bujanoci

Falë reagimit një qeni doganor të stërvitur për të zbuluar duhanin dhe produktet e duhanit, më 3 qershor të këtij viti, oficerët doganorë në vendkalimin doganorë në Horgosh kanë parandaluar kontrabandën e pothuajse 3,000 pakove të cigareve të fshehura.

Kontrabanda u zbulua kur autobusi i zbrazët me targa të Kosovës ka hyrë në radhë për kontrollë në dalje të Sërbisë, i cili po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Zvicrrës, ku duhej të merrte udhëtarët, thuhet në njoftimin e administratës doganore të Sërbisë.

Në pyetjen doganierëve nëse kanë diç për të paraqitur në doganë, drejtuesit kanë thënë se me veti kanë vetëm gjërat personale.
Megjithatë kur qeni i policisë ka hyrë në autobus ka ndryshuar situata.

Qeni kishte filluar të gërvishte vendin në autobus ku kishte ndjerë erën e duhanit, gjë për të cilën kishte kaluar stërvitje speciale.

Pas këtij reagimi, doganierët e dinin se duhej të hulumtonin më tej hapësirën midis tualetit dhe bagazhit të autobusit, kështu që kishin vendosur që autobusin ta kontrollonin edhe në skanerin doganorë.

Në bazë të pamjeve që i kishte ofruar skaneri ëhstë vërtetuar se qeni policorë kishte patur të drejtë, dhe se midis këtyre dy vendeve në autobus kishte një bunker të fshehur të punuar me dorë.

Pasi policia doganore kishte çmontuar atë pjesë të autobusit, janë shfaqur një grumbull prej rreth 3 mijë pakove cigare të llojeve të ndryshme me akciza të Sërbisë dhe Kosovës.

cigareve, më së shumti kishte “Ëinston” blu, deri në 2,000 pako.

Gjithnjë sipas të dhënave të departamentit të doganës, të gjitha cigaren e zbuluar janë ndaluar përkohësisht deri në përfundim të procedurës kundërvajtëse e cila do të kryhet ndaj shoferit 38-vjeçar nga Bujanoci.