Rindërtimi/ Rama drejt Gjermanisë: Do takohem me Merkel
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë ku do të zhvillojë një takim me kancelarin Angela Merkel. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në këtë postim Rama shkruan se ai do takohet në Berlin me Merkel, posaçërisht për Programin e Rindërtimit, që do të ndihmojnë vendin tonë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Postimi i plotë
Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt ?????/ opinion.al