FutbollSporti

Rikthehet turniri tradicional “Musa Musahu”, në Preshevë

Qendra Sportive “Presheva” në Preshevë, njofton të gjithë dashamirët e lojës së futbollit, se turniri Tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu” po fillon.

Paraqitja e ekipeve bëhet prej datës 30.05.2023 (e martë) deri më 09.06.2023 (e premte) ora 14:00.

Ndërsa turneu zyrtarisht fillon më datë 12.06.2023 (e shtunë).

Lojat zhvillohen me sistem eleminimi dhe me formacion 1+4, ekipet duhet ti dorëzojnë listat e lojtareve. Pagesa për ekip është 5,900.00 dinarë.

Ekipet duhet të luajnë sipas rregullave të futsallit (rregullat e QSP).

Mjetet e tubuara do të ndahen për vendet I, II dhe III në këtë mënyrë:
Vendi i 1: 55% (Dhe ekstra shpërblim 500€)
Vendi i 2: 35%
Vendi i 3: 10%