FutbollSporti

Real Madrid fiton në shtëpi ndaj Valadolidit

Real Madrid, sonte fitoi minimalisht si vendas ndaj Valadolidit, ndeshja përfundoi me rezultat 1:0.

Golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide e realizoi Vinicius Junior në minutën e 66′.

Kjo është fitorja e dytë e madrilenëve në tri ndeshje, pas barazimit në xhiron e parë me Real Sociedadin.

Valladolidi në anën tjetër mbetet në kuotën e dy pikëve.