Të fundit

Reagon Meliza Haradinaj pas ngritjes së padisë kundër kryetarit të KKSH’së

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa sot gjatë ditës ka pranuar ftesën nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019, transmeton Ministia e Lajmeve.

Në lidhje me këtë padi ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila dënoi këtë veprim të Gjykatës së Vranjës duke e cilësuar si akt kundër parimit të mbrojtjes dhe mosdiskriminimit të pakicave etnike.

“Sot, gjykata e Vranjës në Serbi ka ngritur një padi kundër Ragmi Mustafës për ngritjen e flamurit të tij kombëtar në vitin 2019. Ky akt është kundër parimit të mbrojtjes dhe mosdiskriminimit të pakicave etnike dhe është joproduktiv në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë” shkroi Haradinaj në Twitter, përcjell Ministria e Lajmeve.

Ajo më tej porositi se “Serbia duhet të zotohet të mbrojë dhe avancojë pozicionin aktual të diskriminuar të Shqiptarëve etnikë, ashtu si Kosova vepron me të drejtat e zgjeruara të komunitetit për pakicat e saj etnike, dhe poashtu duhet të përmbahet më tej nga veprimet e motivuara politikisht kundër Shqiptarëve.”