LajmeTë fundit

Raporti vjetor i vitit te kaluar 2018: Shtepia Shendetit Presheve

Dje, u mbajt seanca e pare per vitin 2019 ne Kuvendin Komunal te Presheves.Ne kete sence u proceduan disa pika te rendit te dites, qe nder keto pika ishte edhe raporti i disa institucioneve  (ku themelues eshte komuna e Presheves), vjetore te vitit qe lame pas.Nder keto raporte ishte dhe intitucioni i Shtepise se Shendetit ne Presheve.

Drejtori i ketij intitucuioni per shkak te mos prezences te opozites dje ne Kuvend, sot e ka bere publik raportin vjetor ne llogarine e tij ne Facebook.Me poshte e keni te gjithe raporotin vjetor per vitin 2018 nga ana e drejtorit dr.Driton Salihu

Të nderuar qytetarë të Komunes së Preshevës, për hir të transparencës dhe për këshilltarët që lëshuan seancën, për vitin e kaluar 2018 do të jep një raport të shkurtër për punën në Shtëpinë e Shendetit “Presheva” në Preshevë.

 

Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë momentalisht janë të punësuar 192 puntorë, edhe atë 159 në primare, 10 sekondare dhe 23 në stomatologji të kontraktuar nga fondi republikan për shëndetësi dhe 26 që financohen nga mjetet e Komunes së Preshevës.

Sigurime shëndetsore në Preshevë kanë 33.031 banorë me një buxhet finananciar në shtëpinë e shëndetit prej rreth 323 milionë dinarë, prej tyre si të hyra nga Fondi Republikan për shëndetësi janë 285 milionë dinarë dhe me buxhet nga komuna për vitin 2018 janë ndarë 21.9 milionë dinarë. Të hyra nga nivelet tjera shtetërore 8.5 milionë dinarë, të hyra vetanake 1.774.828 dinarë (122.170 dinar sherbimi stom, 1.1 milione certifikatat e mjekut, nga sherbimet tjera 540.000) dhe të hyra nga donacionet 4 milionë që paguhen puntorët shëndetsor në kampin për refugjat.
Për rroga nga të dalurat e fondit Republikan shkojnë 211.7 milionë dinarë, për shpenzime të udhëtimit të puntorëve tanë janë 6 milion ndërsa për energjentë 11.3 milionë dinarë (8.434.000 dinarë për derivatet e naftës për automjete)
Për barna dhe terapi, shtëpia e shëndetit për vitin 2018 ka pasë një buxhet prej 5.392.000 dinarë të cilat shfrytëzohen për tërë vitin, ndërsa për material sanitet dhe harxhues medicinal 2.1 milionë, material laboratorik janë 3.1 milionë dinarë dhe material stomatologjik 1.540.000 dinarë.
5.5 milionë dinarë për mirëmbajtje vijuese të objekteve dhe pajisjeve, 1.694.000 dinarë për material higjienik ndërsa për shërbime të komunalisë janë paguar 433.000  dinarë.

 

Sa i përket buxhetit 21.9 milionë dinarë të ndara nga komuna e Preshevës, për rroga janë ndarë 15 milionë dinarë për 26 persona të punësuar, harxhimet për aftësimin professional – specializantët janë ndarë 431.000 dinarë, ndërsa si pagesë për barna dhe material sanitet janë ndarë 1 milionë dinarë (çdo tre muaj nga 250.000), investime për mirëmbajtje 1.8 milionë dinarë, për blerjen e pajisjeve medicionale dhe administrative janë harxhuar 3.7 milionë dinarë, si në ndërtesën e re të urgjencës ashtu edhe në laborator.

 

Një pike tjetër janë problematike në shtëpinë e shëndetit janë penzionimi, largimi për shkak të vdekjes apo edhe me vetdëshirë i personelit dhe mos zëvendësimi i tyre me personel të ri, pra 33 persona nuk janë më pjesë e shtëpisë së shëndetit nga dhjetori i vitit 2013 edhe atë 11 mjekë, 13 motra dhe personelit tjetër mjeksor e jo mjeksor.

Në vitin 2020 dhe 2021 do të pensionohen edhe 6 mjek specialist ndërsa këtë vit deri në vitin 2022 do të pensionohen edhe 5 teknik medicinal.
Gjatë vitit 2018 në maternitetin jashtëspitalor kanë lindur 43 foshnje.

 

Momentalisht në specializim janë 3 mjek që pritet të kthehen gjatë këtij viti.

 

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e raportit të punes për vitin 2018 nga Shtepia e Shendetit, per pyetjet apo informacione shtesë jam i hapur.
Ju faleminderit.
dr Driton SALIHU 

drejtor në shtëpinë e shëndetit në Preshevë