Raporti i ri ‘konfirmon’ iPhone-in e 2019, me tri kamera
Duke pasur parasysh se 2018 ishte viti “S” në përditësimin e iPhone, pritet që iPhone i këtij viti të shfaqë diçka të re. Javën e kaluar ka dalur një koncept që tregoi iPhone me një lente të trefishtë në anën e prapme, duke pretenduar se kjo mund të jetë një dizajn që Apple do të miratojë për pajisjet e tyre 2019.
Nëse kjo është e vërtetë mbetet për t’u parë, por tani duket se këto zëra po fitojnë tërheqje dhe besueshmëri, falë një raporti të ri nga Wall Street Journal, i cili gjithashtu i vërteton këto pretendime.
Sipas raportit të tyre, “Apple ka në plan të prezantojë disa tipare të reja të kamerës, duke përfshirë një kamerë të trefishtë të pasme për modelin më të lartë dhe kamerë të dyfishtë të pasme për dy modelet e tjera, thanë burimet”.
Raporti gjithashtu vazhdon të pohojë se Apple pritet të vazhdojë të qëndrojë me një trio modelesh të iPhone për këtë vit, ku gjithashtu do të vazhdojë të përdorë një LCD në vend të OLED.
Gjithashtu duket se planet e Apple për iPhone 2019 nuk janë ende të kompletuara, por meqenëse tiparet kryesore të telefonave nuk mund të ndryshohen lehtësisht, nuk ka shumë hapësirë për ndryshim