LajmeMaqedoniShqipëri

Qeveria e Maqedonisë ndan 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim që të ndajë një shumë prej 6 milionë denarëve(100 mij eurove) si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik, ku si pasojë deri më tani jetën kanë humbur 15 persona.

Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.