Të fundit

Qeveria e Kosovës miraton disa vendime shumë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës

Në mbledhjen e 180 të Qeveria e Republikës së Kosovës miraton disa nga vendimet shumë të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot disa vendime të cilat prekin drejtëpërdrejtë qytetarët e Luginës së Preshevës

Këto janë vendimet e miratuara

Miraton Projekt-udhëzimin Administrativ për Licencimin e Profesionistëve të Huaj Shëndetësorë, duke rregulluar licencimin dhe rilicencimin e profesionistëve nga Lugina e Preshevës në fushën e mbrojtjes së shëndetit.

Miratohet kërkesa për Pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës: Një hap pozitiv drejt zhvillimit të profesionistëve shëndetësor, duke mbështetur financiarisht 12 specializantë nga Lugina e Preshevës.

Propozim-vendimi për shpronësim shtesë për interes publik: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Lugina e Preshevës më afër Prishtinës e më afër Tiranës. 

Miratohet Projektligji për Shtetësinë e Kosovës
Një hapi rëndësishëm në lehtësimin e përfitimit të shtetësisë të Republikës së Kosovës edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Me këto lajme të jashtëzakonshme në këtë fundvit fuqizon edhe më fort përkushtimin për Luginën e Preshevës të Qeverisë së Kosovës.