Lajme

Qeveria e Kosovës merr vendim që të mbyllen kafeteritë, qendrat tregtare e të pezullohen fluturimet

“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.

“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha Kurti, raporton KOHA.

Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.

Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.