Të fundit

Qazimi: Përveç fitores në Preshevë, dëshmuam se jemi rritur edhe në Bujanoc

Levent Qazimi nga lista e “Alternativës për Ndryshim”, pjesëmarrëse në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar doli lista e dytë në zgjedhjet e mbajtura më 13.

Postimi i tij i plotë në Facebook: 

Lugina e Preshevës dëshmoi se di t’i respektojë vlerat, dëshmoi se dinjiteti i shqiptarëve akoma nuk ka humbur.

Përkundër vështirësive të shumta, manipulimeve në disa vendvotime, mungesës së komisionerëve tanë në disa të tjera, rezultati zgjedhor është një histori suksesi për subjektin tonë politik e sidomos për mua.

Përveç fitores në Preshevë, dëshmuam se jemi rritur edhe në Bujanoc.

Fitorja jonë në vendvotimet më të mëdha, si në Tërnoc e Bilaç është një tregues se fryma e ndryshimit po shkon në kahje të duhur.

Votat e Medvegjës dëshmojnë dinjitet të palëkundur.

Falenderim të posaçëm, atyre që erdhën nga diaspora për mundin e bërë e për moskursimin e kohës së tyre të çmuar.

Falenderoj të gjitha strukturat e APN-së të cilat më përkrahën parazervë në këtë rrugëtim.

Faleminderit të gjithë atyre familjarëve që këtyre ditëve më pritën në konakun e tyre, vëllezërve dhe motrave në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.

Ndihem më faqebardhë se kurrë më parë!

Në fund, falenderoj edhe rivalët në këtë garë me të cilët, siç kam deklaruar edhe gjatë fushatës, jam i gatshëm për bashkëpunim për të mirën e shqiptarëve.

Shpresoj se besimin e qytetarëve të cilin e morëm do ta jetësojmë në një Këshill Kombëtar me përplot dinjitet dhe prosperitet për kombin tonë.

Faleminderit Luginë!