Shqipëri

PS e votoi kundër rezolutës për Srebrenicën/ Bushati: Kemi për kryeministër, prostitutën e Vuçiqit

Analisti i njohur nga Shqipëria Andi Bushati u shpreh se është turp për çdo ministër dhe deputet shqiptar që ka ngritur kartonin e kuq për të mos e njohur gjenocidin serb në Srebrenicë.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati theksoi se deputetët dhe ministrat i kanë lënë Parlamentit dhe Shqipërisë një njollë turpi që e bashkon me botën serbe.

Bushati: A duhet ti bërtasim botës që na drejton një prostitutë, një mantenutë e Vuçiç? Edi Ramën e ka shkatërruar sot moralisht Sali Berisha duke e renditur zar të Vuçiçit, por problemi është se me këtë nismë që ata e dinin që nuk do të votohej… Edi Rama nuk guxon ta nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka caktuar Vuçiç. Kjo nuk përbën asnjë çudi. Por a duhet Berisha, duke e ditur që Rama është peng i Vuçiçit a duhej t’ia bënte këtë të ditur botës, këtu jam kundër tij. Rama ja do jetë edhe 10 vjet në politikë, por gjithmonë në analet e historisë do ngelet që Shqipëria nuk e ka dënuar gjenocidin serb.