Lajme

Presidenti serb Vuçiq dhe homologu i tij Erdogan bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiq ka biseduar me Erdoganin për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë

“Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb.