Bota

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shpall fitoren

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se fitorja e tij në zgjedhje do ta bëjë Rusinë më të fortë.

Duke folur në selinë e tij, Putin ka thënë: “Ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse”.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që shkuan në qendrat e votimit dhe ka shprehur “mirënjohje të veçantë për luftëtarët rusë në vijën e frontit”, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Zgjedhjet ruse nuk janë përshkruar as të lira dhe as të drejta nga disa nga homologët e tij ndërkombëtarë.

Ish-udhëheqësi i KGB-së, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, do të udhëheqë vendin për një mandat të pestë.