Presidenti i Lituanisë apelon popullin e tij: Bëhuni gati për mbrojtje në të gjitha nivelet
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka thënë de vendi i tij duhet të përgatitet për mbrojtje totale në të gjitha nivelet.
“Në të gjitha nivelet, duke filluar nga NATO e deri te çdo qytetar, duhet të përgatitemi për mbrojtje të plotë universale. Shtetet e Baltikut duhet të forcohen, për të mos i lënë vend askujt për vlerësime të gabuara”, tha Nauseda.
Ai më tutje shtoi se sot detyra kryesore është brenga për sigurinë ekonomike dhe sociale të vendit
Në lidhje me këtë, Lituana planifikon të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, të shtojë numrin e rezervistëve, të modernizojë armatimin dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore.