Shqipëri

Policia italiane kap shqiptarin e shumëkërkuar… e gjejnë duke pirë në lokal

Media italiane e ka identifikuar vetëm më inicialet e tij 44 vjeçarin shqiptar, trafikant droge.

Këtë të dielë policia ka njoftuar ndalimin dhe prangosjen e 44 vjeçarit A.G, i cili kërkohej tashmë prej kohësh nga drejtësia italiane. 

Shqiptari ishte dënuar me 8 vite e 10 muaj burg, por arratia e tij ka marrë fund vetëm mbrëmjen e djeshme.

Prej kohësh karabinierët e mbanin nën vëzhgim shqiptarin dhe kanë arritur ta kapin brenda një lokali në zonën e Corniglianos (Genova).