Lajme

Plagoset një pjesëtar i njësisë speciale të PK në akcionin policor në veri

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Operacioni përfshinë edhe Komunat Veriore të Kosovës. Sipas disa burimeve është arrestuar edhe komandanti i stacionit policor të Zubin Potokut. Ndërsa nga ky akcion ka mbetur i plagosur një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Drejtori Mjekësor i Spitalit në Mitrovicën e Jugut, Zahir Musa, tha se gjendja e policit të plagosur gjatë aksionit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij “Gjendja e policit për momentin është stabile. Një polic është i plagosur me plagë shpuese dhe është jashtë rrezikut. Për momentin është i shtrirë në repartin e kirurgjisë. Një tjetër polic është i lënduar në ije dhe një tjetër është i lënduar me një gërvishtje. Është bërë ekzaminimi dhe momentalisht gjendja është stabile”.
Deri më tani numri i të arrestuarve ka arritur në 10.