Përfundon takimi VV-LDK, s’ka marrëveshje
Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit nga VV dhe Isa Mustafës nga LDK, por pa asnjë marrëveshje.
Para mediave kanë dalë Glauk Konjufca nga VV dhe Avdullah Hoti nga LDK, të cilët shumë shkurt, thanë s’e s’ka asgjë të re dhe marrëveshja s’është arritur.
“Mund t’ju them se sonte s’ka marrëveshje”, tha shkurt Hoti.
Derisa Konjufca, tha se “në ditët në vijim priten prapë takime”.
Asnjëri prej tyre s’ka pranuar t\u përgjigjet pyetjeve.