LajmeTë fundit

PDSH: Urojmë që Thaci e Haradinaj mos ta harrojnë Luginën e Preshevës në samitim e sotëm

PDSH i uron suksese liderëve të Kosovës në samitin e Berlinit.

Ky subjekt politik samitin e cilëson shumë të rëndësishëm e historik, duke e llogaritur të një rëndësie të veçantë për rajonin e posaqërishtë për Luginën e Preshevës e cila kërkon t’i bashkohet Rep. së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Partisë Demokratike Shqiptare:

Duke parë samitin e ditës së sotme të Berlinit shumë të rëndësishëm e historik për shqiptarët e Republikës së Kosovës, të rajonit e me theks të veçantë në Luginë të Preshevës, përfitojmë nga rasti që dy krerëve më të lartë të shtetit z. Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj u urojmë suksese të pafund në këtë ngjarje historike për shqiptarët. Ndërkohë, mos të harrohet në asnjë çast kohorë edhe Lugina e Preshevës. Për këtë ngjarje por edhe ato të së ardhmes njëlloj si një vit i plotë i shkuar të mbetet temë boshte edhe statusi i shqiptarve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duke fuqizuar akoma më shumë vullnetin e shqiptarëve të këtyre tre komunave edhe në instanca më të larta ndërkombëtare drejt ribashkimit të tyre me Republikën e Kosovës bazuar në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.
RM