Pas Ulqinit, Shkupit dhe Korçës, ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë
Dje në Preshevë, në një ambient të hapur, u mbajt ekspozita “Arti pranë qytetarëve” – një vazhdimësi e ekspozitave të suksesshme në Ulqin, Shkup dhe Korçë.
Në ekspozitë u ekspozuan vepra të artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë artin më pranë publikut.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë u organizua nga Shqiprim Fejzullahu.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” është organizuar në hapsirën e jashtme te Kafe “Monròe” ne Preshevë.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Fejzullahu ka falënderuar ideatorin dhe organizatorin e kësaj nisme kulturore në te gjitha trevat shqiptare, Veton Gusia.
“Mirënjohje të gjithë artistëve nga Lugina dhe nga mbarë trojet shqiptare, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore:” ka shkruar ai mes tjerash.
Në ekspozitë morën pjesë edhe nxënës nga Presheva si Tringa Sadiku, Bulza Sylejmani, Vlera Sadriu, Shkëlqim Nuhiu, Elza Jusufi.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” është pjesë e një serie ekspozitash që janë mbajtur më parë në Ulqin, Shkup dhe Korçë, më pas në Preshevë, dhe së shpejti do të përmbyllet në Prishtinë.