Bota

Pas masakrës në Hanau, Gjermania ashpërson masat e sigurisë

Gjermania do të angazhojë policë shtesë për t’i mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore dhe aeroportet shkaku i rrezikut “tejet të madh” nga e djathta ekstreme pas vrasjeve në Hanau, ka thënë ministri i Brendshëm i këtij shteti.

Horst Seehofer ka thënë se ai kishte arritur marrëveshje me liderët rajonalë rreth këtyre masave, si mënyrë për të parandaluar sulme të ngjashme, raporton “Reuters”.

Prokurorët thonë se sulmuesi ishte “thellësisht racist”.

Nëntë persona mbetën të vrarë në shisha baret në Hanau, të mërkuren.

“Rreziku nga ekstremizmi i së djathtës, anti-semitizmi dhe racizmi është tejet i theksuar”, ka thënë Seehofer. Ai e ka quajtur këtë gjë “rrezikun më të madh të sigurisë me të cilin përballet Gjermania”, përcjell Albinfo.ch