Lajme

Osmani: Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen, tipike për Serbinë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkeli marrëveshjen pak më shumë se 24 orë nga nënshkrimi i saj në Washington në pikën ku u zotua se do ta ndalin fushatën e çnjohjeve të Kosovës.
Ajo iu referua kërkesës së Vuçiqit ndaj Turqisë që të mos e hapë ambasadën në Jerusalem dhe kërkesës ndaj izraelitëve që ta mendojnë edhe njëherë njohjen e Kosovës.
Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të zotimeve që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën çnjohjeve dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, shkroi ajo në Twitter.

Presidenti serb në një konferencë për media pas takimit në Bruksel ka thënë duhet pritur të shihet se çfarë do t’i thotë presidenti turk Erdogan, Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit.
I kuptoj lojërat politike në të cilat dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman e pranon Izraelin, duke aluduar në Kosovën. Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj…Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit”.
Ndërkaq, për izraelitët tha se “ata janë miq tanë, vëllezër dhe shpresoj se kështu do të mbetet dhe i lus edhe njëherë që të mendojnë se çfarë vendimi do të marrin”