Të fundit

“Kinema në ambient të hapur” në fshatin Bushtran, shfaqet filmi “Prishtinë 2002”

“Kinema në ambient të hapur” në fshatin Bushtran u shfaq nën yjet dhe qiellin e pastër të maleve të fshatit, duke sjellë në zonën tonë një eksperiencë të mrekullueshme të kinemasë në hapësirën e hapur. Filmi i shfaqur ishte “Prishtinë 2002,” dhe u përjetua një mbrëmje e jashtëzakonshme të filmave në këtë ambient të mahnitshëm natyror.Në këtë aktivitet përveç banorëve të fshatit morën pjesë edhe të rinj dhe artdashës nga e gjithë Lugina.