Shqipëri

‘Nuk e zëvendësoj dot’, demokratja refuzon vendin e Berishës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje për të zëvendësuar mandatet e dorëzuara të opozitës së bashkuar, e cila vendosi të heqë dorë përfundimisht prej tyre me 21 shkurt.

Ky institucion ka thirrur Ina Haxhijan nga radhët e Partisë Demokratike për të zëvendësuar mandatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por ajo ka befasuar me përgjigjen e saj.Me një reagim të shkurtër në “Facebook”, Haxhiaj shkruan se nuk e zëvendëson dot emrin e Sali Berishës dhe kështu mohoi thirrjen e KQZ-së.

“Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot”, shkruan demokratja Ina Haxhiaj.

Pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët opozitarë KQZ ka kontaktuar 40 kandidatë të PD dhe 17 të LSI, për të plotësuar vakancat në Parlament. Referuar afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor ata kanë 10 ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar në Komision Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, gjithmonë nëse do të pranojnë të marrin mandatit e deputetit të lënë vakant. Në rast të mos pranimit të mandatit, KQZ do të procedojë me pasuesit në listë, sipas qarqeve përkatëse.