NP Moravica bëri shpimin edhe të një bunari tek rezervuari i Toplikut
Për shkak të mungesës së sasisë së ujit të pijshëm në Zonën e sipërme të qytetit, që kryesisht furnizohen me ujë nga rezervuari i Toplikut, NP Moravica ka organizuar shpimin edhe të një bunari shtesë, gjegjësisht të tretin me radhë, me qëllim të shtimit të sasisë së ujit të pijshëm.
Rezervuati i Toplikut aktualisht furnizohet nga burimi i Toplikut, bunari ekzistues nga viti 2004, si dhe bunari i shpuar në fund të vitit të kaluar.
Për shkak të prurjeve të ulëta të burimit të Toplikut, vitin e kaluar NP Moravica ka bërë shtimin e sasisë së ujit prej 4 lit/sec përmes bunarit shtesë, mirëpo kjo ndërhyrje ka qenë e pamjaftueshme.
Përmes shpimit edhe të këtij bunari, shpresojmë të shtohet sasia e ujit, në mënyrë që edhe Zona e sipërme e qytetit të mos ketë reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm, gjegjësisht koha e reduktimeve të jetë më e shkurtër.
Të gjitha këto ndërhyrje realizohen në kuadër të “Masterplanit për furnizim me ujë të komunës së Preshevës”, si dhe “Programit të NP Moravica për shërbime komunale”, të aprovuar nga KK Preshevë për vitin 2019, në bazë të së cilit janë ndërtuar rezervuari i ujit dhe rigjenerimit i atij ekzistues tek “Kroni i keq”, ku tashmë janë arritur rezultatet e para, që Zona e poshtme e qytetit të ketë furnizim me ujë 24 orë.