Ngjarja në Tuz/ Dëshmi që Shejlla Bakia ka paraqitur në polici kërcënimet nga Ilir Gjokaj
Më datën 30 shtator, Shejlla Bakija një 19-vjeçare nga Tuzi është vrarë nga ishpartneri i saj, Ilir Gjokaj. Vajza u vra me 5 plumba, ndërsa babai i saj Shabani u plagos me 2 plumba, kurse 2 plumba të tjerë u drejtuan Indirës, nënës së viktimës.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë reagime të shumta në komunitetin e Tuzit. Ata kanë kërkuar kapjen e autorit të ngjarjes, i cili vazhdon të jetë i lirë edhe pas disa ditëve nga vrasja tragjike.
Familja e viktimës ka zbuluar dokumentin i cili tregon që viktima e ka paraqitur ishpartnerin në polici, pas kërcënimeve të shumta të cilat ja ka drejtuar asaj.