Nga 1 maj “Wizz Air” planifikon të rifillojë fluturimet nga Vjena
Kompania ajrore hungareze e njohur për çmimet e ulta “Wizz Air” planifikon pas një jave të rifillojë fluturimet nga Vjena. Këtë e tha menaxheri i Wizz air, Stephen Jones, të premten në një video-konferencë me gazetarët në Vjenë. Pavarësisht pandemisë dhe kufizimeve të udhëtimit, Wizz air planifikon që nga data 1 maj të fluturojë në drejtim të rreh 20 destinacione të shteteve të huaja, shkruan kurier.at, transmeton Albinfo Austria.
“Nuk është për t’u habitur që kompania ajrore Wizz air ishte e fundit që u mbyll dhe e para që do të rifillojë”, tha Jones.
Pavarësisht nga pandemia dhe kufizimet e udhëtimit, ne jemi të gatshëm të fluturojmë për në këto destinacione: Athinë, Kharkiv, Dortmund, Eindhoven, Kiev, Köln, Kutaisi, Larnaka, Lisbonë, Milano, Ohër, Oslo, Reykjavik, Romë, Tel Aviv, Tenerife, Selanik, Valencia, Varna dhe Varshavë.
Fillimisht fluturimet do të janë vetëm dy ose tre herë në javë.
Megjithatë, pasagjerët që dëshirojnë të udhëtojnë për në trojet shqiptare apo për në Vjenë, duhet të presin edhe pak. Sipas faqes së rezervimeve të Wizz air aktualisht, udhëtimet nga Ohër do të mund të rezervohen nga data 18 maj, ndërsa nga Tirana e Prishtina nga data 2 qershor.
Nga ana tjetër, sipas Austria Airlines, fluturimet aktuale nga Prishtina për në Vjenë dhe anasjelltas do të bëhen nga data 18 maj.