Nexhmedin Spahiu: Isha gati ta grushtoja Glauk Konjufcën
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka rrëfyer një moment nervoze kur më herët ishte në studio televizive me Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se ishte gati ta grushtonte Konjufcën për flamurin e Kosovës, por se u përmbajt.
Një herë para shumë viteve jam nxehur shumë në një debat me Glauk Konjufcën në Info Magazine sa që në minutën e fundit jam menduar dhe kam thënë se si mund të dukem nesër para studentëve, një njeri që grushtohet me dikë në publik. Por, e kam frenuar veten dhe shyqyr që e kam frenuar pasi që aty është punë sekonde”, ka thënë Spahiu në Klan Kosova.
“Glauku ka bërë njëfarë ofendimi duke thënë për flamurin e Kosovës se kërkush nuk sakrifikon dhe mua në atë moment më ka ardhur që t’ia fusë grusht hundëve dhe t’i them se unë e sakrifikoj edhe jetën time dhe mund të vras edhe ty për flamur të Kosovë, por nuk e kam bërë. Ky ka qenë ofendim që ka bërë ai”.