Bota

NETANYAHU: KOSOVA KOMBI I PARË MYSLIMAN ME AMBASADË NË JERUSALEM

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të Premten se jo vetëm që Kosova do ta njihte Izraelin por do të hapte një ambasadë në Jeruzalem, duke u bërë kombi i parë me shumicë Myslimane që e bën këtë.

Më herët, Serbia njoftoi të Premten se do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Lëvizjet vijnë si pjesë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga SH.B.A. për të normalizuar lidhjet ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Netanyahu përshëndeti lëvizjet dhe tha se Izraeli do të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kosovën.