Lajme

Në Merdar arrestohet ish-shefi i milicisë në Istog, dyshohet për krime lufte

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar një serb, i cili dyshohet për krime lufte gjatë viteve 1998/99 në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është M.P.. Ai u arrestua mbrëmjen e sotme në pikën kufitare në Merdar.

Në kohën e luftës, siç thotë Policia, M.P. kishte shërbyer si kryeshef i milicisë në Istog.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka thënë se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.