Të fundit

Mustafa sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari

Kryetari i PDSH-së e njëkohësisht Zv.Kryetari i komunës së Preshevës, Dr.Sc.Ragmi Mustafa, sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshmë që ndërlidhen me problematikat që hasin qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës.

Zv.kryetari, z.Ragmi Mustafa dhe ambasadori i Republikës së Kosovës me theks të veçant diskutuan rreth ç’regjistrimit që po ndodh për qytetarët e Luginës së Preshevës nga ana e pushtetit serb, deklaratën e ministrit Ruzhiq që të gjitha shkollat në Serbi duke përfshirë edhe ato shqipe,orën e parë ta fillojnë me intonimin e himnit serb ,kurse nga ana tjetër nxënësve shqiptarë në Luginë ende u mungojnë tekstet në gjuhën shqipe.

Përveç tjerash u diskutua për proujektet që Republika e Kosovës mund të ndihmojë në realizimin e tyre në komunën e Preshevës.

Ambasadori i Republikës së Kosovës z.Jetish Jashari dhe bashkëpunëtori i tij z.Fatmir Haxholli, u zotuan që të gjitha këto shqetësime do t’i ngrisin në nivele më të larta shtetërore në republikën e Kosovës si dhe premtuan që do të kërkojnë sa më shumë nga qeveria e Kosovës ndihmë në realizimin e shumë projekteve në të mirë të qytetarëve të komunës së Preshevës.