Lajme

Mustafa: Nuk kemi deklaruar ansjeherë se nuk bëjmë koalicion me AAK-në, Nisma-n apo AKR-në

LDK e fokusuar ta realizoj programin e saj.

Kryetari Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në. “Kemi thanë se nuk do të bëjmë koalicion me PDK, por në asnjë rast nuk kemi deklaruar në mënyrë strikte që nuk do të bëjmë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në“, tha Mustafa në “Click” të RTV21. Tutje Mustafa tha se “legjimiteti i LDK-së qëndron në përgjegjësinë të realizohet programi i Lidhjes në pjesën më të madhe“./

Lexo me shume: https://rtv21.tv/mustafa-nuk-kemi-deklaruar-se-nuk-bejme-koalicion-me-aak-ne-nisma-n-apo-akr-ne/
© RTV21.tv