Të fundit

Musliu: Pa Luginë të bashkuar, nuk do të ketë Kosovë të qetësuar

Zëvndës kryetari komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu ka reaguar pas barrikadimeve të serbëve në veri të Kosovës, përcjell Ministria e Lajmeve.

Musliu kossideron se është koha e ridefinimit të kufijve që të normalizohen mardhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë

Reagimi i plotë :

Barrikadat e njëpasnjëshme që po bllokojnë qarkullimin e lirë në veriun e Kosovës si dhe mosgatishmëria politike e Kosovës për legjitimitetin e kërkesës së kahmotshme të shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkangjitje me trungun e saj, po dëshmojnë një gjë që vonesë ka por pshtim nuk do të ketë.
Të vetmet lëvizje të lira me Kosovën janë kufijt në Konçul dhe Muçibabë sepse Lugina është arteria kryesore e shtetësisë së Kosovës. Prandaj është koha dhe momenti i ridefinimit të kufirit.
Pa Luginë të bashkuar, nuk do të ketë Kosovë të qetësuar.