Ministri më i lavdëruar i LDK-së në qeverinë Kurti mbetët jashtë qeverisë së re, Mustafa tregon arsyen
Derisa, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantoi një nga një emrat e ministrave të LDK-së, për qeverinë Hoti ajo që u vërejt ishte se në përberjen e minstrave të rinjë mungonte emri i Lumir Abdixhiku, posti i të cilit u zëvëndësua nga Arban Abrashi si ministër i ardhshëm i infrastrukturës, raporton kp.
E emri i Abdixhikut jashtë listës së ministrave sipas Mustafës është bërë me vullnetin e vet Abdixhikut.
“Abdixhiku vet është deklaruar dhe një qëndrim të tillë i’a ka prezantuar edhe Hotit, që s’dëshiron të vazhdojë më tutje” tha kreu i LDK-së, Isa Mustafa.