Lajme

Meliza Haradinaj: Xhinset “Diesel” të kryeministrit “modest” 130 euro

Kryeministri Albin Kurti, sot tregoi se ka shkuar këmbë në zyrën e tij në Qeveri, edhe pse e diele.

Me këtë rast ai publikoi disa fotografi sikur i dërgoi “selam”, personave që e sulmuan me vezë zëvendësin e tij, Avdullah Hoti, se nuk frikohet fare.

Veprimi i tij u komentua jo pak në rrjetet sociale. Por një koment krejt ndryshe ka ardhur nga Meliza Haradinaj, këshilltare e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, e cila ka shkruar në Facebook se xhinset që kryeministri Kurti ka veshur janë të markës “Diesel”, ndërsa kushtojnë 130 euro.

“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€. Megjithatë, ka shpresë se do i kushtojnë më pak kur i rritet rroga në fund të muajit”, ka shkruar ajo.