Lajme

Medreseja e Lugines se Presheves: Sot u vizitua nga nje dashamire i saj, haxhi Dauti

Medreseja e Luginës së Preshevës u vizitua nga një dashamirë i saj.
Sot Medresen e Luginës së Preshevës e vizitoi një mikë i dashur i sajë, Haxhi Dauti i cili kishte udhëtuar pothuaj nga skaji tjetër i qytetit tonë në këmbë vetëm për të i vizituar nxënësit dhe stafin e Medreses sonë.
Ku siq tha edhe vetë ai dëshirova që të vi vetëm të ju shohë e të ju dëshiroj suksese në fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të këtij viti shkollor. Por ajo çka na la përshtypje tek ai ishte pikërisht përgaditja e dhuratave gjegjësisht shuma e të hollave në vlerë   nga 1000 (një mijë) dinarë për secilën  nxënëse të Medreses sonë. Lusim Allahun të i shtojë pasurin e hallallit haxhis dhe mikut tonë të nderuar haxhi Dautit. 
Njerëzit si haxhi Dauti na japin motivim për punë edhe më tepër.
Allahu e nderoft në këtë botë duke i dhuruar rehati në jetën e tijë e ndërsa në botën tjetët e bëft pjestarë dhe banorë të Xhennetit Firdews.
Faleminderit miku i Medreses së Luginës së Presheves. Zoti ju bekoftë.
Njofton Sektori për Informim pranë Medresesë së Luginës së Preshevës.
26.02.2019. Preshevë.