LajmeTë fundit

Mediat serbe: Putin dhe Vuçiq do të takohen nesër, po përgatisin një plan për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq së bashku me homologun e tij, Vladimir Putin janë duke e përgatitur një plan për t’i rezistuar presioneve të perëndimit sa i përket çështjes së Kosovës.

Mediumi i Vuçiqit ‘Informer’ ka shkruar se dy presidentët do ta hartojnë një strategji në një takim në Pekin, transmeton Indeksonline.

“Vuçiqi dhe Putini, sipas burimeve tona diplomatike, për të bërë një plan sesi Serbia të i rezistojnë presionit të perëndimit për të njohur Kosovën. Kjo strategji është konceptuar në prag të samitt në Berlin me 29 prill.”, ka shkruar mediumi serb.

Tutje, aty shkruhej se Putini dhe Vuçiqi do të takohen në Pekin me 26 prill, nesër.

Sipas artikullit, Putini do të konfirmoi edhe njëherë që Moska do të mbështet çdo zgjidhje që është e pranueshme për Beogradin.