FutbollSporti

Mediat angleze: Shaqiri drejt rikthimit në Inter

Sipas të gjitha gjasave Shaqiri po kalon javët e fundit në “Anfield”.

Kosovari, që mund ta fitojë trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve, pas atij me Bayernin, pritet të largohet nga Merseyside.

Sipas “Daily Star”, përfaqësuesi helvetik nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin bazë të Kloppit, ani pse fillimisht besohej se tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

Largimi i Perisicit nga Interi ndërkaq është thuajse i sigurtë, derisa si opsion për zikaltërit mbetet zëvendësimi me majtakun e Liverpoolit.
Shaqiri u largua pikërisht nga Interi në vitin 2015, duke mos arritur as për së afërmi të tregoi vlerat e tij.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, por ajo që është e rëndësishme, futbollisti nga Zhegra tashmë ka marrë “dritën e gjelbër” për t’u përshëndetur me “The Reds”.