Të fundit

Më shumë se 150 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në pikën kufitare të Preshevës

Pjesëtarët e MPB-së në bashkëpunim me Drejtorinë doganore kanë konfiskuar 150,8 kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar Z. J. (29), i cili drejtonte kamionin në të cilin ishte gjetur.

Në një komunikatë MPB-ja thekson se policia në pikën kufitare të Preshevës, në hyrje të Serbisë nga Maqedonia e Veriut, në një kamion rimorkio ka gjetur 12 thasë me marihuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike Vranjë.

Ministria bën me dije se kjo është konfiskimi i dytë i madh i marihuanës gjatë ditës së sotme, menjëherë pas aksionit në pikën kufitare Gradina me Bullgarinë, ku u sekuestruan 135 kilogramë./presheva.com