Shqipëri

Mbytet një person në Durrës

Një i ri është gjetur i pajetë sot në Durrës.

Ngjarja është raportuar në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”.

Sipas të dhënave nga burime zyrtare, bëhet e ditur se rreth 100 metra në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, rreth 30 vjeç.

Për momentin nuk dihet identiteti i tij, teksa nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.