Marrëveshja e Ohrit, e vetmja mundësi për Kosovën dhe Serbinë
Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, tha se rrugën e vetme që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të normalizojnë marrëdhëniet e sheh në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
![](https://ministrialajmeve.com/wp-content/uploads/2023/04/C5B60689-1F9E-42B9-830F-6AD509F09C4A.jpeg)
Beyer, ish-koordinator i bashkëpunimit transatlantik, shkroi në llogarinë e tij në Twitter, duke ripërtërirë postimin e fundit të kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borell, për Marrëveshjen e Ohrit, “është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur si normalizimin e marrëdhënieve, ashtu edhe anëtarësimin në BE“.