Lajme

Lushtaku: Ma shumë kam respekt për një serb të Beogradit se për Albin Kurtin 

I fundit që bëri një deklarim rreth kësaj çështje është nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku, në një paraqitje televizive në Pressing hodhi akuza të shumta ndaj kryeministrit aktual, duke thënë se ka pritur që të ketë respektin minimal për ata ish-krerë të UÇK-së që janë në Hagë

“Më erdh keq për ata që janë në Hagë. Jemi mësu në kohën e Millosheviqit me këso, kur fotografia ime dhe e bashkëluftëtarëve ishte në media. Kurtoviqi…konsideron që ne jemi hajna, le të veprojë pra drejtësia…Ky është dënim publik, dhe nuk mendoj që i duhet një qeverie që të bëjë kësi akuza e vet është në pushtet“, tha fillimisht Lushtaku.

Tutje, ish-kreu i komunës drenicake pohoi se gëzon më tepër respekt për një serb të Beogradit se sa për Albin Kurtin.

“Kështu që e ftoj z.Kurtoviqi që është në qeveri, le të urdhërojnë, shtetin e kanë, prokurorinë. Më vjen keq, kam prit prej kesaj qeverie që të interesohet minimalisht për ata në Hagë, që kjo qeveri t’i ndihmojë ata njerëz që janë në Hagë. More, kqyre unë më shumë e respektoj një serb të Beogradit se sa Albin Kurtin“, tha ndër të tjerash Lushtaku.